Aktualitet

Nis takimi i diplomatëve me Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në qeveri përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar si dhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës, atë të Kkancelarit gjerman, Jens Plotner dhe këshilltarin e Kryeministres së Italisë, Francesco Talo, njofton RTK.

Takimi ka filluar pak më herët, ndërsa nga ndërtesa pe Qeverisë, dolën ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ai gjerman Jorg Rode.

Pas Prishtinës “Pesëshja e madhe”, të dielën pritet të shkojnë në Beograd për të takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ndërsa përpjekja e tyre është, që të rinisin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Pesëshja amerikano-evropiane zbret në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Sipas agjendës së Kryeministrisë, takimi është parashikuar të mbahet në ora 10:00 ku mediet mund të marrin vetëm pamje nga takimi.

Siç po quhet në media, “Pesëshja e madhe”, të dielën pritet të shkojnë në Beograd për të takuar presidentin serb, Aleksander Vuçiq, ndërsa përpjekja e tyre është, që të rinisin dialogun e “fjetur” për disa javë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Diplomatët ndërkombëtarë po ashtu pritet të shtyjnë përpara zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, por edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që kanë arritur Kosova e Serbia gjatë viteve.

Kujtojmë, se kryeministri Kurti një ditë më parë, i pyetur se çka pret nga pesëshja ndërkombëtare që vjen të shtunën, ai tha se kjo merret vesh gjatë takimit, por ritheksoi se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.

“Çka do të kërkojnë dhe çfarë do të ofrojnë e marrim vesh (sot). Unë mund të them, se nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet, edhe për institucionet e shtetit, për popullin dhe shoqërinë”, tha Kurti.

Në BE kanë thënë se qëllimi kryesor i vizitës në Kosovë dhe Serbi është ringjallja e dialogut, me synim që palët të zbatojnë obligimet që dalin nga marrëveshjet e arritura.

Së bashku me emisarin Lajçak e Escobar, në vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës, ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo.

Ndryshe vizita e pesë emisarëve, është e para në Kosovë që nga sulmi i 24 shtatorit kundër policisë në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic dhe dy të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe bashkëpunëtor i presidentit serb, Vuçiq./RTK

#Nis #takimi #diplomatëve #Albin #Kurtin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button