Aktualitet
Aksident i rëndë në Itali, vdes gruaja shqiptare, plagoset vajza e saj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptare ka humbur jetën dhe vajza e saj e vogël është plagosur rënë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në provincën e Raguzës, ku 67-vjeçarja shqiptare e cila drejtonte një automjet tip “FIAT 500” është përplasur me një mjet tip “Toyota Yaris”.
Për pasojë ka humbur jetën shqiptarja ndërsa vajza e saj 10-vjeçare e cila ishte pasagjere, ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë por fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia dhe forcat e emergjencës, por ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidentit të rëndë.
#Aksident #rëndë #në #Itali #vdes #gruaja #shqiptare #plagoset #vajza #saj
Lapsi