Shëndeti

Bllokimi i Kuvendit nga Berisha, Koçi: E porositur nga faktorë kundër Kosovës! Gogu: Të shkojnë në GJK

Pas bllokimit të seancë parlamentare nga grupi i Sali Berishës, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, tha se e gjithë skena është e porositur nga faktorë që janë kundër Kosovës. Në një intervistë për A2 CNN me gazetaren Fjorela Beleshi, Koçi tha se kjo sjellje rrugaçërore, siç ai e quajti, heqin vëmendjen nga sulmi i 24 shatorit në veri të Kosovës.

“Qëndrimi mbahet jo me mënyrë rrugaçërore. Kjo është një situatë e porositur, po bëhet çdo përpjekje për të kaluar situatën nga Kosova, kjo është e pamundur sepse institucionet janë shumë të forta, është porositur nga ideja që duhen ndihmuar nga faktorët kundër Kosovës, unë mendoj që është një veprim tërësish kundër interesave shqiptare, interesi ynë është që vëmendja e ndërkombëtareve të jetë te Kosova, këto veprime e zhvendosin kamerën nga Kosova në Tiranë, kjo s’është protestë, por është dhunë, kjo e dëmton opozitën”, u shpreh Koçi.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, tha se opozita duhet të zgjedhë rrugën e debatit dhe jo të dhunës. Gogu tha se nëse nuk i pëlqejnë qëndrimet e PS-së në Kuvend, opozita t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Opozita ka braktisur debatin parlamentar, ADN e kësaj force është dhuna, dhunë në parlament, dhunë brenda partisë së tyre, dhunë në rrugë, janë baballarët e dhunës. Kanë marrë kartat e deputetëve, ne mundim idetë me njëri-tjetrin, jo me ne, nuk kanë kuptuar thelbin e demokracisë, nuk mundet të bllokojnë Kuvendin, mundet të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese nëse ato mendojnë se ne i kemi rrëzuar disa kërkesa pa të drejtë”, tha Gogu.

45 deputetë të Partisë Demokratike kanë kthyer përmbys disa nga karriget e ministrave në Kuvend dhe nuk kanë lejuar nisjen e seancës plenare. Opozita pretendon se zëri i tyre nuk dëgjohet, e ndërsa socialistët kanë nisur mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve. Për pasojë, seanca u shty.

/a.r

#Bllokimi #Kuvendit #nga #Berisha #Koçi #porositur #nga #faktorë #kundër #Kosovës #Gogu #Të #shkojnë #në #GJK

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button