Aktualitet
OBSH: Furnizimet mjekësore për të mbështetur Gazën kanë mbërritur në Egjipt

Një avion me furnizime mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të mbështetur Gazën ka zbritur në Egjipt afër kalimit Rafah, sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Përmes një postimi në “X” ai tha se furnizimet kishin zbritur në Al Arish, dhe se OBSH ishte gati për të vendosur furnizimet sapo të vendoset qasja humanitare përmes vendkalimit, shkruan CNN.
Ai shtoi: “Ne vazhdojmë lutjen tonë drejtuar Izraelit që të rishqyrtojë vendimin për evakuimin e 1.1 milion njerëzve. Do të jetë një tragjedi njerëzore.”
#OBSH #Furnizimet #mjekësore #për #të #mbështetur #Gazën #kanë #mbërritur #në #Egjipt
Lapsi