Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që i propozoi presidentit emrin e Vlora Hysenit, pas dorëheqjes të Helidon Bendos.

Vlora Hyseni është ish zëvendës drejtore e Agjencisë së Sigurisë së Kosovës, aktualisht këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama.

Hyseni më 1 korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga posti zëvendës drejtores në “Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”.

Në këtë post Vlora Hyseni qëndroi për katër muaj. Asnjëherë nuk u bënë publike arsyet e vendimit të kryeministrit Kurti për largimin e saj nga kjo detyrë.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Vlora Çitaku e komentoi largimin e Hysenit nga AKI si skandal, paranojë dhe papërgjegjësi të Albin Kurtit.

Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama.

Dekreti i Presidentit të Republikës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button