Aktualitet

Serwer: BE dhe SHBA, shumë të buta me Serbinë pas sulmit në Banjskë

serwer

Eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer e ka cilësuar të njëanshëm qëndrimin e BE-së për çështjen e Kosovës. Ai iu referua deklaratave të fundit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano lidhur me sulmin terrorist serb në veri të Kosovës duke e akuzuar BE-në se është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe se dëshiron të kufizojë dislokimin e policisë në veri.

“BE-ja është bërë de facto kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ajo dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri”, – ka shkruar Serwer në faqen Peacefere.net në “X”.

Më pas profesori i Universitetit amerikan “John Hopkins”, ka shkruar se SHBA-të po mbështesin BE-në, në vend që të jenë më të ashpra me Serbinë.


“Por as BE dhe as SHBA nuk kanë treguar ndonjë vullnet për të bllokuar ambiciet e Serbisë, siç tregohet nga dështimi për të reaguar ndaj tentativës së kryengritjes së Beogradit”, – ka shkruar Serwer. Profesori amerikan ka qenë mjaft aktiv me komentet e tij pas sulmit terrorist në Banjskë. ©

LEXO EDHE: Shqiptarët dhe konflikti në Gaza/ Çfarë thonë Lubonja, Blushi, Mehmeti dhe Qori



#Serwer #dhe #SHBA #shumë #të #buta #Serbinë #pas #sulmit #në #Banjskë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button