Aktualitet

Video/ “Ndeshja ime më e rëndësishme”: Sylvinho kërkon të bëjë atë që nuk arriti në Pragë

Sylvinho

“Ne kemi një garë të rëndësishme por jo vendimtare. Nuk është e tillë. Ata janë kundërshtar fizik, është një skuadër që ka pësuar 2 gola dhe nuk ka humbur ende ndeshje, kemi shumë punë për të bërë e djersë për të derdhur. Jemi të ndërgjegjshëm që na mbeten 3 finale, nesër është e para. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të përgatitur”. Duket një frazë e përsëritur e brazilianit Sylvinho që bën vetëm zbritje matematikore, por tekniku e kishte thënë që në fillim numrin e “finaleve” që duhet të luante.

Tani kanë mbetur vetëm 3 dhe e para është ajo nesër me Çekinë, ndeshja më e rëndësishme për brazilianin në karrierë: “Për mua si trajner kjo është ndeshja më e rëndësishme që kam pasur. Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, por nuk do e dyshojmë aspak pasi kjo është forca e kësaj skuadre”.

SJELLJA TAKTIKE

Sylvinho ka zbuluar edhe llojin e ndeshjes që pret nga të tijtë: “Nëse flasim për aspektin strategjik do jetë pak a shumë njësoj. Çekët janë të fortë në tranzicion, duhet ta përgatisim shumë mirë këtë ndeshje. Kjo ndeshje nesër nuk vendos gjithçka, është një ndeshje e rëndësishme sepse llogaritë i bëjmë në nëntor”.


Lexo më tej: Broja humbet Çekinë, lajm i keq për Sylvinho: “Më vjen keq, por nuk ia doli”

KEQARDHJA E PRAGËS

Tekniku shpreson nga skuadra e tij të arrijë atë që nuk e bëri dot në Çeki, edhe pse në ndonjë moment i shkoi edhe afër: “Mund të kishim shënuar në fund dhe të fitonim në Pragë. Nesër mund të ndodhë gjithçka. Ndryshon nga ndeshja e parë me ta, sepse luajmë në shtëpi dhe na mbeten dy ndeshje. Dalim në fushë dhe mund të ndodhë diçka, se nga ana tjetër janë lojtarë të fortë. Do të shohim nesër një ndeshje të bukur dhe të rëndësishme”.

#Video #Ndeshja #ime #më #rëndësishme #Sylvinho #kërkon #të #bëjë #atë #që #nuk #arriti #në #Pragë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button