Aktualitet

Vrasja e dy miqve të Vis Martinajt, Apeli lë në fuqi dënimin përjetë për Eduart Lamajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg për Ilir Likaj (Xhepaj) të akuzuar për vrasjen e dy miqve të Ervis Martinaj, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në një hotel në aksin rrugor Tiranë- Laç.

Ngjarja ndodhi më 30 maj 2020, rreth orës orës 21:40. Vetë Lamaj mbeti i plagosur në vendngjarje.

Mbi të rëndojnë akuzat e “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve”.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka deklaruar fajtor Lamajn dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm. Këtë vendim e ka lënë në fuqi dhe Apeli.

#Vrasja #miqve #të #Vis #Martinajt #Apeli #lë #në #fuqi #dënimin #përjetë #për #Eduart #Lamajn

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button