Giroud shpjegon pritjen që shpëtoi Milanin: “Zbavitëse! Kam një hematomë të vogël”

Nuk shuhet jehona e mrekullisë së Olivier Giroud si portier në Genoa-Milan. Në grumbullimin e kombëtares franceze, ku u thirr nga trajneri Didier Deschamps për ndeshjet kundër Holandës dhe Skocisë, sulmuesi i Milanit shpjegoi ndjesitë e atyre momenteve emocionuese: “Ishte kënaqësi, ishte argëtuese. Kam një hematomë të vogël (tregon parakrahun e djathtë, red.) por jam mirë. Gjithçka është çështje guximi, e gjitha guxim!”.
Më pas Giroud u pyet për traversën e Gudmundsson: “Përfundoi në traversë, ndaj isha i qetë. Qetësi, qetësi” bëri humor ai me stafin e Gjelave.
Lexo më tej: Video/ Genoa dënohet nga Pulisic, ‘portieri’ Giroud shpëtoi rezultatin: Milan i vetëm në krye të Serie A
VIDEO
Olivier Giroud revient sur son arrêt avec l’entraîneur des gardiens des Bleus, Franck Raviot, et Guy Stéphan ! 🧤😂 pic.twitter.com/ZJWMXwhroR
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) October 9, 2023
#Giroud #shpjegon #pritjen #që #shpëtoi #Milanin #Zbavitëse #Kam #një #hematomë #të #vogël
Lapsi