Aktualitet

Tre ditë për të përgatitur ndeshjen më të rëndësishme: programi i detajuar mediatik për Çekinë e Bullgarinë

Në tre ditë, Sylvinho duhet të përgatisë ndeshjen më të rëndësishme të fushatës kualifikuese. Nuk është koha që do të donte braziliani, por ngjeshja e impenjimeve e bën të pamundur të shpresohej për më shumë. Kombëtarja shqiptare nis nga e hëna përgatitjet për dy ndeshjet e radhës. Ndaj Çekisë, më 12 tetor, kuqezinjtë do të luajnë kualifikimin për Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Pastaj miqësorja me Bullgarinë, e planifikuar për t’u luajtur më 17 tetor.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna do të nisin të stërviten në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’. Grupi pritet të kompletohet të hënën në mesditë pasi të gjithë lojtarët e ftuar të kenë përfunduar impenjimet me klubet respektive. Bie në sy, rigoroziteti i Sylvinho, që nuk lejon asnjë ditë pushimi, pas përplasjes me Çekinë, pavarësisht se ndeshja e radhës pastaj është një miqësore: ajo me Bullgarinë.

Më poshtë, mund të njiheni me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake. Duhet patur parasysh, që, si zakonisht, ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.


PROGRAMI MEDIATIK

E hënë, 9 tetor 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 12:15
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 10 tetor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 11 tetor 2023

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Air Albania’,ora 18:15.
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, ora 19:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 12 tetor 2023

SHQIPËRI – ÇEKI, ORA 20:45, në stadiumin ‘Air Albania’, Tiranë.

E premte, 13 tetor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 14 tetor 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 12:14.
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 15 tetor 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 16 tetor 2023

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Air Albania’, TBC
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, TBC
E martë, 17 tetor 2023

SHQIPËRI – BULLGARI, ORA 18:00, në stadiumin ‘Air Albania’, Tiranë.
*Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit*

#Tre #ditë #për #të #përgatitur #ndeshjen #më #të #rëndësishme #programi #detajuar #mediatik #për #Çekinë #Bullgarinë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button