Sport

Giroud, ‘portieri’ që shpëtoi Milan në fund: “U futa në portë se jam më i gjati dhe i vogël më pëlqente”

Giroud

Olivier Giroud me sa duket nuk është vetëm një golashënues i madh. Edhe në versionin portier, francezi bëri diferencën. Kundër Genoa, në fund, ai e pa veten mes shtyllave, për të mbrojtur golin e Pulisic. Një ndërhyrje brutale e Maignan e ndëshkoi portierin kuqezi me karton të kuq. E në këtë pikë, Pioli i kishte mbaruar zëvendësimet e një prej lojtarëve u fut në portë. Giroud zbuloi edhe arsyen përse piëkrisht ai u shndërrua në portier: “U futa në portë sepse kur isha i vogël më pëlqënte. E pastaj jam më trupmadhi. Këtë fanellë do ta vendos në kornizë” tha sulmuesi, që e tregoi gjithë lumturinë e tij në një foto në Instagram me Theo Henrnandez.

Lexo më tej: FOTO/ Dalin pamjet e prekjes me dorë të Pulisic: VAR e konsideroi gol të rregullt, tërbohet Genoa

Kush do ta mendonte, se portieri i improvizuar i Milan do të shpëtonte rezultatin: “Bëra një pritje të madhe, por isha me fat te traversa. Luftuam si luanë e jam i lumtur për tifozët” – tha francezi, që në Marassi kundër Genoa zëvendësoi Maignan në mënyrë të denjë. “Pritja ime në fund vlejti gati emocionin e një goli. Nuk kam automatizmat e një portieri, por u hodha dhe shkoi mirë”.




#Giroud #portieri #që #shpëtoi #Milan #në #fund #futa #në #portë #jam #më #gjati #dhe #vogël #më #pëlqente

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button