Aktualitet

Sot, nesër e pasnesër do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake, FSK zhvillon trajnime

Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës.

Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake.

Sipas njoftimit, ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Luanët” e Kosovës, demonstruan disa aksione edhe të martën, në Babaj të Bokës së Gjakovës. Aty u bashkuan mbi 1 mijë ushtarë.

E gjithë kjo në kuadër të ushtrimit fushor me titull “Ujku i Çeliktë”, ku pjesë mori edhe presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.



#Sot #nesër #pasnesër #të #ketë #lëvizje #të #automjeteve #ushtarake #FSK #zhvillon #trajnime
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button