Përmirësohet gjëndja e Fedez, reagon Chiara Ferragni

Disa ditë më parë, Fedez u shtrua urgjentisht në spital për hemorragji të brendshme të shkaktuar nga dy ulçera anastomotike, teksa ishte e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme kirurgjikale dhe transfuzione.
Ndërkohë që familjarët e tij u shprehën se gjendja ishte delikate e po luteshin për më të mirën, janë munduar të ruajnë kofidencialitetin maksimal gjatë kësaj periudhe.
Mirëpo, ka qenë vetë Chiara Ferragni e cili ka reaguar sot, nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’-in e saj.
Ajo postoi një foto ku shfaqen duart e të gjithë familjes, përfshirë edhe qenushin e tyre, me ‘caption’:
‘Më në fund në shtëpi. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen, asgjë nuk merret si e mirëqenë në këto momente.’
Fedez tashmë është kthyer në shtëpi dhe duket se gjendja e tij është e përmirësuar.
#Përmirësohet #gjëndja #Fedez #reagon #Chiara #Ferragni
Lapsi