Detaje/ Qëllohet me breshëri arme banesa e Skënder Likës në Sanxhak

Të shtëna me armë zjarri në Sanxhak. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës. Nuk dihet nëse nga të shtënat ka persona të lënduar, apo më rëndë, viktima.
Policia dhe grupi hetimor është nisur drejt vendit të ngjarjes, për të zbardhur motivet e rastit. Kujtojmë se pak muaj më parë, në drejtim të kësaj banese është vendosur edhe lëndë plasëse.
Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
#Detaje #Qëllohet #breshëri #arme #banesa #Skënder #Likës #në #Sanxhak
Lapsi