Aktualitet
Me thasë kánabisi në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Një 42-vjeçar nga Fushë Kruja është vënë në pranga nga Policia Durrës, pasi iu gjetën 5 thasë kanabis, me peshë totale 26 kilogramë në bagazhin e makinës së tij.
Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz”, me drejtues Marjan Kurtin në fshatin Ishëm të Durrësit dhe gjatë kontrollit u gjetën 5 thasë me kanabis në bagazhin e automjetit të 42-vjeçarit.
Sipas policisë pesha totale e lëndës narkotike ishte 26 kilogramë, sasi e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
#thasë #kánabisi #në #makinë #arrestohet #42vjeçari #në #Durrës
Lapsi