Sport

Champions, Napoli e Real Madrid me frikën e tërmetit: Manchester United e Inter, e ndaluar të humbasin

Rikthehet Champions, e bashkë me turneun më të rëndësishëm europiane, edhe ethet e ndeshjeve të mëdha. Të gjithë pretendentët kërkojnë të sigurojnë pozitat e tyre drejt kualifikimit, të tjerë e kanë të ndaluar të gabojnë. Manchester United e Inter duhet të bëjnë rezultat, ndërsa Bayern e Arsenal të konsolidojnë pozitat e tyre. Supersfida, megjithatë, do të luhet në Maradona, ku Napoli do të presë Real Madrid, me skuadrat të tronditur nga tërmeti i mbrëmshëm.

GRUPI A

Tre pikët e para kundër Manchester United janë garanci, por tani duhet vazhdimësi për të mbajtur pas anglezët. Në Copenhagen, me vendasit që barazuan në Stamboll 2-2 me Galatasaray, nuk do të jetë e lehtë. E megjithatë skuadra e Tuchel është e ndërtuar për shumë më tepër se të mundë thjesht danezët. Në Old Trafford skuadra e shumë problemeve e ten Hag do të debutojë në Champions para publikut të shtëpisë kundër Galatasaray. Rikuperimi i turqve në ndeshjen e kaluar mund të mos mjaftojë kundër Rshford e të tjerëve. Për Manchester United është që tani një ndeshje për të mos u humbur, nëse duan të kalojë grupin.

GRUPI B

Arsenal duket se e ka vendosur diktatin në grup, pas goleadës me të cilën mundi PSV në ndeshjen e parë. Gunners tani duhet të konfirmohen kundër Lens, në një ndeshje që mund të japë me shumë se një garanci për vendin e parë. Francezët kanë ndalur Sevilla në ndeshjen e parë e do të mundohen të bëjnë të njëjtën gjë kundër anglezëve favoritë. Londinezët edhe në Premier po bëjnë shumë mirë dhe Arteta nuk ka problem të ndërtojë një skuadër të aftë të fitojë në Lens. Në ndeshjen tjetër PSV duhet të kapërcejë traumën e shkaktuar nga pokeri i pësuar, por përballë do të jetë Sevilla. Barazimi i ndeshjes së parë e detyron skuadrën andaluziane të kërkojë me cdo kusht fitoren, për të mos kompromentuar rrugën drejt kualifikimit.


GRUPI C

Të tronditur nga tërmeti mbrëmjen e djeshme, Napoli e Real Madrid do të marrin skenën në Maradona, në atë që është ndeshja më e rëndësishme e të martës. Italianët fituan në Braga në debutim, por Blancos janë krejt tjetër gjë. Napoli i Rudi Garcia ngriti kokën edhe në kampionat falë fitoreve bindëse me Udinese e Lecce e tani është thirrur në cështje për një provë maturie në Champions League: “Është një nga klubet më të mëdhenj në botë, me një palmares unik e një trajner që e njoh dhe e vlerësoj ashtu si të gjithë ju – tha tekniku Garcia -. Kvaratskhelia? Ka gjetur besim, tani është më i qetë”.

Armët e Real Madrid në këtë fillim sezoni kanë ndryshuar në krahasim me të kaluarën, por përshtatja me realitetin e ri të Jude Bellingham ishte impresionues për përfaqësime e numra: “Po tregon kualitetin e tij – tha Ancelotti para ndeshjes -. Nuk ka rëndësi nëse është më i miri në botë ose jo, për mua lojtarët e mi janë të gjithë të tillë”. Real Madrid do të mbërrijë në Napoli, pas fitores në frymën e fundit me Union Berlin, por për Carlo Ancelotti, do të jetë një ndeshje e vecantë. “Të kthehem në Napoli është një rikthim në të shkuarën, këtu kam jetuar momente të mira e të tjerë më pak, por sigurisht që kam jetuar në një qytet të mrekullueshëm e që do ta kujtoj me pozitivitet. Për ne është ndeshja më e vështirë e grupit”.

Dy humbëset e ndeshjeve të para do të takohen në Berlin, për të zgjidhur se cila akoma prej tyre mund të shpresojë të shqetësojë dyshen kryesuese. Union do të kërkojë suksesin në shtëpi, me Braga që nuk do të heqë dorë nga ndeshja.

GRUPI D

Pas barazimit në transfertë me Real Sociedad, Inter pret në San Siro Benfica për turin e dytë të Champions League. Ndeshja mund të jetë një udhëkryq i rëndësishëm për rrugën evropiane të zikaltërve, ashtu si pranon Inzaghi. “Për të mposhtur Benfica duhet intensitet dhe inteligjencë – shpjegoi Simone Inzaghi në konferencën përpara ndeshjes -. Ne i dimë parimet e lojës, ato kanë mbetur të njëjta, ashtu si trajneri.

Lexo më tej: Video/ Shtatë gola e dy shtylla në Mynih, Bayern triumfon me spektakël: rezultate befasuese në Champions

Pas humbjes së papritur ndaj Salzburg, Benfica mbërrin në San Siro për t’u përballur me Inter. E për skuadrën e Roger Schmidt në raundin e dytë të Champions League tashmë është e ndaluar të bëjë gabime. Inter shkoi në finalen e Champions vitin e shkuar, nuk humbi shumë lojtarë dhe luan futboll të shkëlqyer. Është një sfidë e madhe të luash kundër tyre – deklaroi trajneri portugez -. Ne do të përpiqemi të shfaqim futbollin tonë dhe të luftojmë për tre pikët.

Salzburg në krye të grupit papritur, do të ketë mudnësinë të hedhë një hap të rëndësishëm për kualifikimin, kur përballë të jetë Sociedad. Baskët ndanë pikët me Inter, por do të kërkojnë të rikuperojnë në Austri.

#Champions #Napoli #Real #Madrid #frikën #tërmetit #Manchester #United #Inter #ndaluar #të #humbasin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button