Këngëtarja Shqiptare pjesë e revistës prestigjoze ”Elle”.

Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha është shfaqur në numrin e ri të revistës prestigjioze “Elle Brasil”.
Këngëtarja e hitit “Meant to Be” realizoi një fotosesion mahnitës në të cilin dukej elegante dhe me shumë stil.
Në disa veshje të ndryshme, 36-vjeçarja u shfaq unike dhe plotë vetëbesim ndërsa edhe foli për fillimet e karrierës mes tjerash.
Sigurisht nuk kanë munguar bisedat dhe për origjinën e saj. Ajo u ndal te prejardhja e saj shqiptare, duke treguar se si babai i emigroi nga Shqipëria për në Amerikë.
“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora vendosmërinë e tij dhe fillova të punoja, duke ndarë muzikën time në çdo mënyrë të mundshme. Në moshën 16-vjeçare, tashmë kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, ku jetoja. I publikova edhe në Myspace dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, ka treguar Bebe gjatë intervistës së saj.
#Këngëtarja #Shqiptare #pjesë #revistës #prestigjoze #Elle
Lapsi