VIDEO VIRALE/ Spikeren e lajmeve e kap e qeshura LIVE

Spikeret gjermane të lajmeve njihen për seriozitetin e tyre. Por, ajo që i ka ndodhur folëses së kanalit Tagesschau, Susanna Daubner është bërë vërtet virale. Spikerja ka një karrierë të gjatë dhe drejton lajmet prej 24 vitesh, por erdhi dita që ta kapë e qeshura gjatë transmetimit LIVE. Kolegët e njoftuan nga studio tjetër dhe ajo duhej të lexonte lajmet për samitin e kancelarit gjerman Scholz, por nuk ia doli kurrë.
Shpërthimi i të qeshurave të saj ka zgjatur për gati 1 minutë të tërë dhe duke gjykuar nga reagimet ka marrë mjaft vëmendje në rrjetet sociale. Daubner u përpoq t’i shpjegonte gazetës “Bild” se çfarë ndodhi, duke thënë se shkas për të qeshurën ishte pikërisht një kolege e cila foli me gëzim, pas një diskutimi për rregullat e regbit. Megjithatë, ajo theksoi se shumë shikues e kanë kontaktuar për ta falënderuar që “i bëri ta nisnin ditën duke qeshur”. ©
#VIDEO #VIRALE #Spikeren #lajmeve #kap #qeshura #LIVE
Lapsi