Hidrovori i Karavastasë, Denaj: Garanton kullimin e 7 mijë ha tokë bujqësore në Divjakë e Lushnje
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rral, Anila Denaj inspektoi punimet në hidrovorin e Karavastasë, që do të garantojë kullimin e rreth 7 mijë hektarë tokë bujqësore në bashkitë Divjakë e Lushnje.
Hidrovori, një vepër e ndërtuar në 1970, është nga më të rëndësishmit në Shqipëri dhe ndër të mëdhenjtë në Ballkan.
“Prej më shumë se dy vitesh po punohet në strukturën ndërtimore të tij dhe për zëvëndësimin e 7 elektropompave ekzistuese, që do të mundësojnë largimin e ujërave, për çdo situatë të mundshme me reshje shiu. Kërkova zbatimin në kohë të kontratës dhe plotësimin e të gjithë kushteve teknike sipas standardeve”, deklaroi Denaj.
Rikontruksioni i tij dhe vendosja e pompave të reja elektro-mekanike japin siguri maksimale për evitimin e përmbytjeve të tokës bujqësore në këto zona.
Sipas ministres Denaj, ndërhyrja e këtij lloji është e para dhe kërkon një vëmendje të veçantë.
#Hidrovori #Karavastasë #Denaj #Garanton #kullimin #mijë #tokë #bujqësore #në #Divjakë #Lushnje