Aktualitet

I morën rreth 9 mijë euro nga llogaria bankare, 35-vjeçarja shqiptare bie pre e mashtrimit në Greqi

Mbajti të mbyllur dhe dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 35-vjeçare shqiptare ka rënë pre e mashtrimit nga një i panjohu, i cili i ka marrë 8968 euro nga llogaria bankare në Greqi. Sipas dëshmisë së gruas, personi që e ka telefonuar i është prezantuar si kontabilist.

Ai e ka bindur 35-vjeçaren se i takonte kompensim, por për pagesën duhet të ndiqte një procedurë të cilën do ta drejtonte ai. Pa dyshuar se kishte të bënte më një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe i dha akses në llogarinë bankare, shkruan protothema.gr.

Më vonë shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër. Policia ka nisur hetimet me qëllim identifikimin e personave të cilëve i kanë kaluar paratë në llogaritë bankare, si dhe për kontabilistin që mashtroi shqiptaren.


#morën #rreth #mijë #euro #nga #llogaria #bankare #35vjeçarja #shqiptare #bie #pre #mashtrimit #në #Greqi

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button