Aktualitet
Ndalohet një autobus në Shkodër, arrestohen dy persona me 82 mijë euro të padeklaruara

Dy persona janë arrestuar në Shkodër, ku i janë gjetur një shumë parash e padeklaruar. Personat me inicialet R.A 36 vjeç dhe S.F 54 vjeç, pronari dhe drejtuesit mjetit janë shoqëruar nga policia për përfshirjen në transportin e paligjshëm të parave.
Sipas hetimeve janë sekuestruar 82 mijë euro,ku 48 mijë euro rezultojnë të një 35-vjeçari të arrestuar. Lekët e konfiskuara nga policia dyshohet se përdoreshin për llogari kriminale. Në hetim të lirë për këtë çështje janë dhe dy persona. Polica vijon punën për veprime te mëtejshme.
#Ndalohet #një #autobus #në #Shkodër #arrestohen #persona #mijë #euro #të #padeklaruara
Lapsi