Aktualitet

Sulmi terrorist në Banjskë, policia kryen kontrolle në pesë vende në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se po kryen kontrolle në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës.

Në njoftim, thuhet se këto operacione po zhvillohen lidhur me ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë, ku pas sulmit terrorist të serbëve mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës.

Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së).

Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.”, njofton policia e Kosovës.

/a.r

#Sulmi #terrorist #në #Banjskë #policia #kryen #kontrolle #në #pesë #vende #në #veri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button