Aktualitet

Dhëndri i Berishës shpërthen në sulme ndaj SPAK, ndjekësit e “masakrojnë” për aferën e ish-kompleksit “Partizani”

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, që është nën hetim për disa afera korruptive, ka shpërthyer së fundmi ndaj qytetarëve, duke i cilësuar si të kriminalizuar dhe të korruptuar. Sipas tij, për faj të tyre nuk po rrëzohet Edi Rama, pasi ata blihen me lekë.

“Dosjet penale 184 dhe 339 shokuan Evropën, por jo drejtësinë. Dosjet 184 & 339 treguan se institucionet shtetërore, duke filluar nga polici i thjeshtë, tek shefi i policisë, drejtori i shkollës, anëtarët e bandave kriminale, kryetari i bashkisë, deputetë dhe përfshi kryeministrin, u përfshinë në krime zgjedhore si kërcënime mësuesish me vendin e punës, kërcënime votuesish nga bandat dhe pushtetarët, blerje votash etj. Kriminalizimi i ekzekutivit shkoi me tej kur kriminalizuan drejtësinë dhe prokurorët bënin idiotin e dobishëm duke bërë ping-pong me këto dosje sa në Dibër e Tiranë, e në fund mbyllën sytë, hundët dhe veshët dhe shpallën se nuk kishte Krim! Ose kishte diçka të vogël që meritonte qortim e dënim me kusht. Kriminalizimi i ekzekutivit çoi në kriminalizim të drejtësisë. Në këto kushte, 900.000 shqiptarë ikën. Ata që mbetën, e morën mesazhin: kur vjedh qeveria, drejtësia mbyll sytë, veshët e bën idiotin”, tha ai.

Malltezi akuzon se bandat caktuan kryetarët e bashkive. “Ndaj në vend që të refuzojnë e të përballen me të ligën, zgjodhën të përshtaten: të kërkojnë ndonjë lek në këmbim të vjedhjes dhe krimit të shtruar këmbëkryq. Bandat caktuan kryetarët e bashkive, ku me dhunë haptas si në Velipojë e Shkodër, ku me blerje si Belinda në Klos e Dibër, e diku me skemën e Taulantit që dyfishonte vlerën e tenderit dhe u kërkonte kompanive private që, përveç korrupsionit ekonomik, të kryenin edhe krim zgjedhor duke blerë vota. U zhduk dallimi mes banditeve dhe drejtorëve në Tiranë. Drejtorët (psh ky i taksave të Tiranës) u kthyen në banditë me kërcënime dhe shpërdorim të zyrës së shtetit dhe shoqëria ndenji e mpirë”, nënvizoi ai.

Por sulmet e Malltezit ndaj sistemit janë komentuar edhe nga ndjekësit e tij në “Facebook”, të cilët teksa i komentojnë, i kujtojnë aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Gazeta Sot

#Dhëndri #Berishës #shpërthen #në #sulme #ndaj #SPAK #ndjekësit #masakrojnë #për #aferën #ishkompleksit #Partizani

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button