Radojiçiç nuk është plagosur, ai do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve serbe

Në një intervistë të transmetuar në Radio-Televizionin e Serbisë, presidenti serb, Vuçiq ka mohuar raportimet se Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, është i plagosur dhe po trajtohet në Spitalin Ushtarak të Beogradit.
Presidenti refuzoi të pranonte nëse Radojiçiq ishte pjesëmarrës në sulmet terroriste në Banjskë, ndërkohë që nuk u distancua aspak nga ai duke shtuar se “ai e konsideron veten luftëtar për liri, dhe kurrë nuk do të heqë dorë nga shokët e tij”.
Kur u pyet nëse Radojiçiq ishte pjesë e sulmit të organizuar terrorist në Banjskë, Vuçiq iu shmang pyetjes.
“- Ai nuk u fsheh kurrë, ai patjetër do t’i përgjigjet thirrjes sonë. Jam i bindur se do të dëgjohet, është në territorin e Serbisë qendrore. Ai nuk është i plagosur, kjo është një tjetër nga gënjeshtrat e N1. Ai e konsideron veten luftëtar për liri, dhe kurrë nuk do të heqë dorë nga shokët e tij… Por do të duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve – tha Vuçiq në temën Milan Radoiçiq.”, tha Vuçiq/Nacionale
#Radojiçiç #nuk #është #plagosur #përgjigjet #ftesës #së #autoriteteve #serbe
Lapsi