Tech

Trupa të copëtuar njerëzish dhe 7 kufoma gjenden të shpërndara në qytetin meksikan

Kufoma të gjymtuara dhe pjesë të prera trupash janë gjetur të hedhura në shtatë vende të ndryshme, në territorin e qytetit verior meksikan të Monterrey.

Rreth 12 kufoma janë gjetur në periferi dhe në lagjet më të pasura të  qytetit. Autoritetet meksikane thanë të martën se ishin ende duke analizuar pjesët e trupit të copëtuara për të provuar dhe identifikuar numrin e njerëzve që ishin vrarë.

Ata konfirmuan se të paktën shtatë trupa ishin gjetur si dhe pesë çanta me pjesë të copëtuara të trupave njerëzore, disa prej të cilave u zbuluan në kuti frigoriferike.

Autoritetet thanë se ngjarjet e së martës duket të jenë një sulm i koordinuar.

Nisur nga mesazhet e lënë mbi mbetjet njerëzore, ata besojnë se vrasjet masive mund të jenë shkaktuar nga një mosmarrëveshje brenda një organizate kriminale me bazë në shtetin e Tamaulipas.

Ajo që ne shohim këtu është një spastrim i brendshëm brenda një grupi të krimit të organizuar me bazë në Tamaulipas, për shkak të disa akteve të pabesisë brenda grupit“, tha Gerardo Palacios, zyrtari kryesor i sigurisë për shtetin e Nuevo Leon.

Ndërkohë, prokurori i shtetit të Nueva Leon, Pedro Jardon tha: “Nga mesazhet e gjetura pranë trupave del se ka njëfarë lidhje“.

Kartelet e drogës në Meksikë shpesh lënë trupa të copëtuar në rrugë, zakonisht me pankarta që kërcënojnë zyrtarët ose bandat rivale.

Kjo valë dhune dhe brutaliteti në zonën metropolitane të Monterrey-t ka shqetësuar banorët pasi ngjallin kujtimet e periudhës së përgjakshme në vitet 2010, kur konfliktet e karteleve bën që çdo ditë në rrugë të gjendeshin trupa të të vrarëve, ndërsa në ura kishte njerëz të varur.

Monterrey që atëherë ka evoluar, duke u bërë kryeqytetit industrial i Meksikës dhe zyrtarët kanë tërhequr investitorët e huaj, duke përfshirë edhe gjigandët e Tesla.

/a.r

#Trupa #të #copëtuar #njerëzish #dhe #kufoma #gjenden #të #shpërndara #në #qytetin #meksikan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button