Sport

FOTO/ Bayern, ndeshja në Muenster u ndërpre për… hedhje topash tenisi në fushë

Muenster

Një fitore e Bayern Munich, sidomos në raundin e parë të DFB Cup, nuk është se bën lajm. E nuk ka si të bëjë, kur kampionët e Gjermanisë janë të pajisur për të tjetër objektivë. Nuk mund të pengohen, duke përjashtuar çmenduritë, nga ekipet amatore apo ato të ligave shumë inferiore. Kështu, Bayern nuk hezitoi të fitonte 4-0 mbrëmë në Muenster (klubi i divizionit të tretë gjerman).

Në Kupën e Gjermanisë vendosën golat e Choupo-Moting, Laimer, Kratzig dhe Tel. Por ishte më shumë një episod që bëri që lajmin e jo suksesi i skuadrës së Tuchel. Në pjesën e parë, me rezultatin 0-1, arbitrit të ndeshjes iu desh të pezullonte ndeshjen për disa minuta. Asnjë përgjegjësi nga lojtarët, sepse problemi erdhi nga tribunat. Tifozët e Muenster në shkallët e stadiumit e mbushën fushën duke hedhur topa të shumtë tenisi.

Lexo më tej: Video/ Kane tregolëshi i parë në Bundesliga, Bayern Munich asfalton 7-0 Bochum: ja rezultatet


Është e paqartë si janë lejuar tifozët të futen në stadium me një numër kaq të madh topash tenisi me vete. Ashtu si është edhe e paqartë arsyeja e një veprimi të tillë. Në fund të fundit, deri në atë moment skuadra e tyre e zemrës po humbiste vetëm me një gol ndaj kampionëve në fuqi. E pastaj, as më guximtari prej tyre, nuk do të kishte shpresuar se mund të eliminonin Bayern nga kupa që në raundin e parë.

#FOTO #Bayern #ndeshja #në #Muenster #ndërpre #për.. #hedhje #topash #tenisi #në #fushë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button