Aktualitet

Sulmi në veri të Kosovës, Albin Kurti mbledh qeverinë: U cënua siguria e integriteti territorial

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë deklaroi se nga sulmi terrorist është kërcënuar siguria e vendit e është cenuar integriteti territorial. Ai para kabinetit qeveritar tha se e diela dëshmon rrezikun, qëllimin dhe potencialin e grupeve terroriste që i kanë luftuar për më shumë se 2 vjet.

“Të dielën u cënua sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi, potenciali dhe gadishmëria e grupeve terroriste që i kemi luftuar për më shumë se 2 vjet e gjysmë.  Mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. U përfshinë individë të sanksionuar nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim në Kosovë për vepra penale”, u shpreh Kurti.


#Sulmi #në #veri #të #Kosovës #Albin #Kurti #mbledh #qeverinë #cënua #siguria #integriteti #territorial

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button