Kurti rrëfen takimin me Vuçiç: Tha se Milan Radojçiç do bëhet si Adem Jashari

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në rrjetet sociale për ngjarjet e së dielës në veri të vendit dhe thekson se Kosova është shtet demokratik dhe properëndimor dhe se kush integrohet jeton mirë. Kreu i qeverisë së Kosovës u përgjigjet pretendimeve të Beogradit se serbët po shtypen duke u shprehur se ata kanë nevojë të çlirohen nga veglat terroriste të Serbisë.
Kryeministri Kurti nxori edhe një detaj nga takimi i fundit në Brukesl me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të cilin tha se është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari.
“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.
Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës!
Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen” – shkroi Kurti në rrjetet sociale. ©
#Kurti #rrëfen #takimin #Vuçiç #Tha #Milan #Radojçiç #bëhet #Adem #Jashari
Lapsi