Aktualitet
Vuçiç takon ambasadorin e Rusisë, akuzon se po kryet spastrim etnik në Kosovë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur sot ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Kharçenko.
Gjatë takimit, Vuçiç i ka thënë ambasadorit se në Kosovë po kryhet spastrim etnik brutal, i organizuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare.
“Një bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Federatës Ruse, Alexander Bocan-Harchenko. Jam mirënjohës që ai dëgjoi kërkesat e palës serbe. E njoftova Harchenkon për faktin se po kryhet spastrim etnik brutal në Kosovë e organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
#Vuçiç #takon #ambasadorin #Rusisë #akuzon #kryet #spastrim #etnik #në #Kosovë
Lapsi