Aktualitet

Vodhën dy biznese, vihen në pranga dy 16-vjeçar në Tiranë

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje. Mësohet se të arrestuarit, të dy 16 vjeç, kanë vjedhur dy biznese gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Ndalimi u bë në aksin Shkozë pas informacioneve se qarkullonin të armatosur.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një pistoletë nga dritarja. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

#Vodhën #biznese #vihen #në #pranga #16vjeçar #në #Tiranë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button