Sport

Vlahovic, zëvendësim me polemika: përplasje verbale me teknikun Allegri

Vlahovic

Sassuolo-Juventus ishte një ndeshje plot kthesa por edhe shumë e tensionuar. Në ndeshjen në të cilën gafat skandaloze të portierit Szczesny dhe qendërmbrojtësit Gatti errësuan mungesën e kartonit të kuq për sulmuesin e Sassuolos Berardi, nuk kaloi pa vëmendje zëvendësimi i Dusan Vlahovic. Pikërisht momenti i thirrjes në pankinë të sulmuesit serb, pa protagonistë Vlahovic dhe vetë teknikun Allegri.

ZËVENDËSIMI I POLEMIKAVE

Në minutën e 76′ të ndeshjes mes Sassuolo e Juventus, me bardhezinjtë që humbisnin 2-1, Massimiliano Allegri vendosi zëvendësim në sulm. Dusan Vlahovic u thirr të dilte nga fusha, ndëra gati të futej ishte Moise Kean. Një zëvendësim i papritur edhe për rezultatin që ishte ndeshja. Serbi nuk e priti mirë zëvendësimin dhe sapo doli nga fusha shfaqi zhgënjimin e tij.

Lexo më tej: Sassuolo-Juventus, Berardi e faulli i polemikave: dizenjatori Rocchi kërkon të mbrojë arbitrin Colombo


PËRGJIGJA E TEKNIKUT ALLEGRI

Siç është raportuar nga gazetari i DAZN-it, sulmuesi ka thënë ndonjë fjalë më shumë drejt trajnerit. Vlahovic i ka kërkuar shpjegime për lëvizjen e bërë, kur skuadra kërkonte të ndryshonte rezultatin. Allegri e thirri për ta sqaruar, por serbi, dukshëm i errët në fytyrë, dukej se nuk ishte fare i bindur nga motivet e trajnerit. Një përplasje në kohën e gabuar, kur serbi u kthye goleadori i kohëve të arta e tani që Juventus duhet të ngrihet pas humbjes së shëmtuar 4-2 me Sassuolo.

#Vlahovic #zëvendësim #polemika #përplasje #verbale #teknikun #Allegri

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button