Aktualitet

Shuhen flakët në Patos dhe Fier, vihet nën kontroll edhe zjarri që bllokoi autostradën Tiranë-Durrës

Pas një dite me vatra të shumta zjarri në bashkinë Fier dhe në zonën e Marglliçit në Patos, mëngjesin e sotëm të zjarret janë shuar.

Në pyllin me pisha në Darëzezë dhe në Peshtan nuk ka me asnjë vatër aktive, ndërkohë që edhe në Margëlliç ku forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Lushnja, kompanisë Alpetrol, Vlora dhe Berati, të ndihmuara edhe nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forca të ushtrisë, kanë luftuar përgjatë gjithë natës me zjarrin në disa drejtime, për të mbrojtur veçanërisht zonat e banuara dhe puset e naftës.

Fatmirësisht flakët pranë tyre janë neutralizuar shpejt duke larguar rrezikun, ndërkohë që është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte dhe pemë frutore.

Pas këaj prit të ngrihen dhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ndërsa është vënë në pranga autori i zjarrvënies.

Ditën e djeshme njëkohësisht u aktivizuan mbi 11 vatra zjarri duke vënë në vështirësi edhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat me përparësi kanë parë vatrat më problematike.

Ndërkohë është vënë pas disa orësh nën kontroll zjarri i madh që përfshiu një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës, mbrëmjen e së shtunës.

Zjarri që ra në rreth orës 22:45 detyroi autoritetet të bllokojnë qarkullimin në të dyja anët e autostradës për më shumë se 5 orë, teksa flakët arritën të izoloheshin vetëm në orët e para të mëngjesit.

Dëmet në magazinën e bojërave në Maminas mendohen të jenë të pallogaritshme, teksa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Fatmirësisht, nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar, pasi në momentet e zjarrit në magazinë nuk ka pasur asnjë punëtor, vetëm rojet e objektit të cilët qëndronin në kabina të jashtme dhe janë larguar në kohë.

Për shuarjen e flakëve në fabrikën e bojërave në Maminas u angazhuan 15 mjete zjarrfikëse, 65 forca zjarrfikëse, 200 forca policie dhe vullnetarë.

Situata në fillim ishte tepër e rëndë pasi pranë magazinës ndodheshin dhe disa depozita gazi, por që zjarrfikësit bën të mundur që flakët të mos shkonin në drejtim të tyre.

Gjithashtu, efektivët e policisë evakuuan dhjetëra persona që ishin në një lokal dasmash në momentet që shpërtheu zjarri, teksa u ndërpre energjia për shkaqe sigurie.

Deri në këto momente ende nuk ka një deklaratë zyrtare për shkaqet e zjarrit, por mësohet se hetimet vijojnë.

/a.r

#Shuhen #flakët #në #Patos #dhe #Fier #vihet #nën #kontroll #edhe #zjarri #që #bllokoi #autostradën #TiranëDurrës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button