Aktualitet
Merr flakë fabrika në Maminas, MB: Shmangni kalimin në autostradën Tiranë-Durrës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një magazinë që ndodhet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.
Flakët kanë përpirë objektin.
Ende është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, flakët kanë përfshirë një fabrikë bojërash që ndodhet përgjatë autostradës.
Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin kalimin e automjeteve në këtë aks rrugor, në të dy senset e lëvizjes.
Ndërkohë në vendngjarje mësohet se ndodhen shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.
/a.r
#Merr #flakë #fabrika #në #Maminas #Shmangni #kalimin #në #autostradën #TiranëDurrës