Aktualitet

Picërragë / Burrë e grua përshtasin ambientin afër banesës për tharje kanabisi

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rreshtat” është goditur një rast i përshtatjes së një ambienti për tharje kanabisi në Picërragë të Krujës.

Policia njofton se pas veprimtarisë kriminale qëndronin burrë e grua, Xhelal Isufi, 60 vjeç dhe 51-vjeçarja me iniciale Dh.I. Në pranga ka rënë 60-vjeçari, ndërsa gruaja e tij është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 3.2 kg lëndë të dyshuar kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 armë gjahu, që u gjet gjatë kontrollit në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Picërragë #Burrë #grua #përshtasin #ambientin #afër #banesës #për #tharje #kanabisi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button