Aktualitet
“Tempulli” / Arrestohet në Elbasan 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli” është kapur dhe ndaluar 25-vjeçari me iniciale E.K.
I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai u arrestua në lagjen “28 Nëntori” të Elbasanit.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.
/a.r
#Tempulli #Arrestohet #në #Elbasan #25vjeçari #shpallur #në #kërkim