Aktualitet
VIDEO/ Shkoi në gjyqin e Belerit, qytetari ia thotë ambasadores greke në sy: Turp për ju, po mbroni një vrasës

Një qytetar ka protestuar i vetëm këtë të hënë në Apelin e GJKKO teksa po mbahej seanca e Fredi Belerit.
Në video tregohet momenti kur qytetari i thotë ambasadores greke se po mbrojnë një vrasës.
“Jeni kriminelë, ai është një vrasës. Ai është vrasës, turp t’i vijë”- tha qytetari.
Apeli i Posaçëm ka rrëzuar sërish kërkesën e Fredi Belerit për ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.
Beleri kërkoi lirinë duke insistuar duhet të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, por Apeli i GJKKO e la në burg. E pranishme në gjykatë ishte është edhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe Vangjel Dule.
#VIDEO #Shkoi #në #gjyqin #Belerit #qytetari #thotë #ambasadores #greke #në #Turp #për #mbroni #një #vrasës