Aktualitet

U gjet pa jetë pranë varrit të gruas, kush është mësuesi që vrau veten në Ballsh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ballsh këtë të diel.

Petrit Jaupaj është gjetur pa jetë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Në gjendje të rënduar emocionale 60-vjeçari ka pirë disa ilaçe dhe i ka dhënë fund jetës.

Jaupaj ishte mësues i Biokimisë në shkollën 9-vjeçare “5 shkurti”. Rreth 1 vit e gjysmë më parë, bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier. Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore dhe njoftimi zyrtar i policisë.

/a.d

#gjet #jetë #pranë #varrit #të #gruas #kush #është #mësuesi #që #vrau #veten #në #Ballsh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button