Aktualitet

Rezerva valutore ka arritur në nivelin më të lartë në historinë e vendit: 5.61 miliardë euro

Rezerva valutore e Shqipërisë në fund të korrikut arriti në 5,61 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në historinë e vendit.

Kjo si pasojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit valutor dhe borxhet që qeveria vijon të marrë nga jashtë.

“Edhe pse nuk kemi pasur ndonjë nevojë imediate, qeveria vijon të marrë borxh të jashtëm pavarësisht se oferta për euro në vend vijon të mbesë e lartë”, thotë për A2 CNN Dritan Vakaj, Drejtor i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor.

Për të mbajtur në kontroll kursit e këmbimit, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu valutor 188 milionë euro, 48 milionë më tepër se sa blerjet e gjithë vitit të shkuar.Rezerva valutore ka arritur në nivelin më të lartë në historinë e vendit: 5.61 miliardë euro

Mirëpo në kushtet e një ekonomie me aftësi të ulëta absorbuese, rezerva e lartë valutore mund të kthehet në pengesë për Bankën e Shqipërisë për të ndërhyrë te kursi i këmbimit. “Është e lartë. Ka rreziqe. Por ka edhe mënyra për të mitiguar këto rreziqe. Një ndër to është ai i blerjes së instrumenteve financiare për të amortizuar rreziqet e kursit të këmbimit”, thotë Vakaj.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim me korrikun e një viti më parë, rezerva valutore në vend është zgjeruar me 710 milionë euro, kjo edhe si pasojë e eurobondit të fundit të marrë nga qeveria./m.j

Rezerva valutore ka arritur në nivelin më të lartë në historinë e vendit: 5.61 miliardë euro

#Rezerva #valutore #arritur #në #nivelin #më #të #lartë #në #historinë #vendit #miliardë #euro

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button