Kuvendi mban 1 minutë heshtje për Marko Bellon, votohet Ervin Mete si ministër Financash

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare ndryshimet në qeveri.
Kështu deputetët e Kuvendit miratuan me 105 vota pro shkarkimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Kuvendi gjithashtu miratoi me 74 vota pro dhe 30 kundër emërimin e Ervin Metes në postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Kuvendi gjithashtu miratoi me 73 vota pro, 30 kundër emërimin e Delina Ibrahimaj në postin e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Ndërkohë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë kërkesë të veçantë në kujtim të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello, i cili u nda nga jeta 3 vite më parë.
Ai kërkoi në shenjë respekti për figurën e Bellos, që të mbahej një minutë heshtjeje.
Të gjithë deputetët u ngritën në këmbë ndërsa kujtuan Bellon dhe kontributin e tij në politikë dhe jo vetëm. Kujtojmë se Bello humbi jetën në 4 dhjetor 2020 pas betejës me COVID-19.
/a.r
#Kuvendi #mban #minutë #heshtje #për #Marko #Bellon #votohet #Ervin #Mete #ministër #Financash