Putin takohet me Kim Jong Un në portin hapësinor. Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është takuar me homologun rus Vladimir Putin në Vostochny Cosmodrome, portin hapësinor të Rusisë. “Faleminderit që na ftuat gjatë orarit tuaj të ngjeshur”, i tha Kim Putinit, ndërsa shtrënguan duart dhe përshëndetën njëri-tjetrin.
Putin i ka treguar me pas homologut të tij portin hapësinor të ndërtuar në 2016, ndërsa pritet të diskutojnë për armët.
Disa orë më parë, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike drejt detit, duke vijuar një test provokues në testimin e armëve të Koresë së Veriut që nga fillimi i vitit 2022, pasi Kim përdori shpërqendrimin e shkaktuar nga lufta e Putinit në Ukrainë për të përshpejtuar zhvillimin e tij të armëve.
Kim Jong un arriti një ditë më parë në Vladivostok me tren nga Pheniani.
Për Putinin, takimi me Kim është një mundësi për të rimbushur depot e municioneve që lufta 18-mujore i ka shteruar. Për Kim, është një shans për të kapërcyer sanksionet gjymtuese të OKB-së dhe vitet e izolimit diplomatik. Kim pritet të kërkojë ndihmë ekonomike dhe teknologji ushtarake, ndërsa një marrëveshje armësh do të shkelte sanksionet ndërkombëtare që Rusia mbështeti në të kaluarën.
/a.r
#Putin #takohet #Kim #Jong #në #portin #hapësinor #Koreja #Veriut #lëshon #raketa #balistike