Aktualitet

Manipulimi me përfundimin e Unazës së madhe të Tiranës

Deri para pak muajsh, qeveria premtonte se Unaza e madhe e Tiranës do të mbaronte në vitin 2024. Por, sikurse ka ndodhur edhe shumë herë të tjera me Unazën, as ky premtim nuk do të mbahet.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar tha më 31 gusht se unaza mbaron në vitin 2025. Por çfarë ishte thënë më parë?

Vetë Ervis Berberi, drejtuesi i ARRSH-së, më 16 mars tha se unaza mbaron në vitin 2024.

Edhe Erion Veliaj, tre javë para zgjedhjeve lokale, tha se unaza mbaron në vitin 2024.


Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku shkonte edhe më larg. Më 16 shtator 2021 premtonte që unaza mbaronte në vitin 2023.

Megjithatë këto premtime duket se kanë rënë në tokë. Unaza e madhe është kthyer në një projekt të cilit fundi ende nuk i dihet.

Një fact-check që bëri në korrik të këtij viti, zbuloi se edhe në një pjesë ku kryeministri Rama pretendonte se puna kishte përfunduar, një vit më pas rruga ishte ende kantier. © 

#Manipulimi #përfundimin #Unazës #së #madhe #të #Tiranës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button