Aktualitet

Propozimet e Bashës në Këshillin e PD-së, Alibeaj zëvendëson Bardhin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur sot që prej orës 11:00 Këshillin Kombëtar.

Në fokus të mbledhjes është zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë.

Në këtë kuadër, Basha ka bërë këto propozime:

Xhemal Bushati – Kryetar i Këshillit Kombëtar

Sekretar i Përgjithshëm – Enkelejd Alibeaj

Nënkryetare:

  • Flutura Açka
  • Kreshnik Çollaku
  • Orjola Pampuri
  • Roland Bejko

Kryetar Komisioni Zgjedhor – Jemin Gjana

Mbledhja zhvillohet pikërisht në sallën ku pak ditë më parë, Gazment Bardhi thirri takimin e të gjithë demokratëve, ku mori pjesë Sali Berisha, por Basha nuk ishte i pranishëm.

Më 2 shtator Basha mblodhi Kuvendin kombëtar të PD-së, ku u miratuan ndryshimet statutore, sipas të cilit kryetari i PD-së merr dhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.

#Propozimet #Bashës #në #Këshillin #PDsë #Alibeaj #zëvendëson #Bardhin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button