Tërmeti shkatërrues në Marok, banorët: Toka u trondit për 20 sekonda

Të paktën 300 persona kanë vdekur pas një tërmet i fuqishëm që goditi Marokun qendror. Tërmeti me magnitudë 6.9 i shkallës rihter pati epiqendrën në jug perëndim të Marrakeshit, një destinacion popullor turistik, bën të ditur Shërbimi Gjeologjik të SHBA-së.
Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur ndërsa flitet për të paktën 153 njerëz që u plagosën.
Montasir Itri, një banor i fshatit malor Asni pranë epiqendrës, ka thënë se shumica e shtëpive janë dëmtuar rreth zonës ku ai jeton.
“Fqinjët tanë janë nën rrënoja dhe njerëzit po punojnë shumë për t’i shpëtuar ata duke përdorur mjetet e disponueshme në fshat,” i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters.
Më tej në perëndim, afër Taroudant, mësuesi Hamid Afkar tha se ai ishte larguar nga shtëpia e tij dhe kishte pasur pasgoditje pas tërmetit fillestar.
“Toka u trondit për rreth 20 sekonda. Dyert u hapën dhe u mbyllën vetvetiu ndërsa unë zbrita me nxitim poshtë nga kati i dytë, “tha ai.
#Tërmeti #shkatërrues #në #Marok #banorët #Toka #trondit #për #sekonda
Lapsi