Aktualitet

Nard Ndoka zbulon kush e ktheu në personazh memesh: Rashë viktimë e dy kampeve

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shpeshherë është në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij plot humor në studiot televizive apo në Parlament.

I ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Nard Ndoka, tregon si është ndjerë fillimisht kur deklaratat e tij nisën të bëheshin meme.

Ndoka thotë se në fillim krijohet shqetësim pasi jo të gjitha memet të cilat i referohen atij, janë citime të vërteta të dala nga deklaratat e kryedemokristianit, por që me kalimin e kohës shton se i ka përdorur në favor të tij.

Katerina Trungu: A ju vjen keq kur njerëzit përdorin emrin tuaj pasi thonë “citat Nard Ndoka” pasi thonë një batutë të kësaj natyre?

Nard Ndoka: Në fillim po, krijon një lloj shqetësimi që perceptohet tek njerëzit “e ke thënë apo nuk e ke thënë”. E marrin të mirëqenë. Mua edhe deputetë në Parlament e gjykonin se mund ta kem thënë unë njërën prej tyre. Janë disa personazhe që merren vetëm me kundërshtarin. Prej këtyre, në fillim më kanë ardhur nga PS. Aty ka qenë edhe zanafilla e memeve negative për të më sulmuar, për të më bërë qesharakë, për të baltosur. Të njëjtën gjë bëri edhe Lulzim Basha, mori një kopje të shëmtuar. Edhe sot janë disa emra të njohur publikë që paguhen nga Basha për të baltosur kundërshtarin.

Unë, për fatin e keq kam rënë pre e 2 palëve, edhe kundërshtar me PD-në, edhe me PS-në. Unë jam përpjekur ta moderoj këtë realitet, sepse nëse i sulmon, kthehet në “boomerang”. Unë i kam përdorur në shumicën e herëve. Edhe stili im ky ka qenë, humori, sarkazma, me mesazhet e shkurtra në Facebook, në Twitter, çfarë e ka shqetësuar edhe Edi Ramën që i përmendte disa herë në Parlament shprehjet e mia. E shigjetoj aty ku ai ka dobësi sepse ai është përpjekur në mënyrë artificiale që të bëjë shakatorin. Rama nuk e ka dhunti humorin, e bën në mënyrë të sforcuar, nuk e ka në ADN. Edhe në Itali bëri në gafë të madhe, bëri një batutë që e kishte lexuar në rrjetet sociale për Putinin, la kokrrën e namit.

/f.s

#Nard #Ndoka #zbulon #kush #ktheu #në #personazh #memesh #Rashë #viktimë #kampeve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button