Aktualitet

Zjarri ende aktiv në Zhamë të Lushnjës, forcat e Armatosura në ndihmë të zjarrfikësve

Vatra e zjarrit në fshatin Zhamë në Lushnje vijon të jetë aktive. U raportua se do kishte ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë por, deri më tani raportohet se ndërhyrja nuk është kryer, por në terren janë forcat zjarrëfikëse.

Ministria e Mbrojtjes njofton se edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore, i janë bashkuar forcave zjarrfikëse të Lushnjës, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit në operacionin e fikjes së zjarrit masiv të rënë në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjës.

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 58-vjeçar me iniciale R.Z pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat, flakët janë përhapur në sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre.


#Zjarri #ende #aktiv #në #Zhamë #të #Lushnjës #forcat #Armatosura #në #ndihmë #të #zjarrfikësve

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button