Aktualitet

Bardhi mbledh ‘Rithemelimin’ dhe aleatët: Të unifikojmë qëndrimin tonë kundër Edi Ramës

Gazment Bardhi ka mbajtur fjalën i pari në mbledhjen e përbashkët të opozitës të thirrur prej tij, ku ka marrë pjesë edhe grupi i Sali Berishës.

Në fjalën e tij, Bardhi deklaroi se opozita duhet të unifikojë qëndrimin në aksionin kundër keqqeverisjes së Kryeministrit Edi Rama.

“Për fat të keq debatet brenda opozitës gjatë këtyre 2 viteve i kanë krijuar një komoditet një prej qeverive më të korruptuar në Europë po ndoshta edhe në glob. Kjo e bën emergjente në gjykimin tim këtë takim të parë me prezencën e të gjithë deputetëve të opozitës në parlament, dua të përshëndes kolegët që janë lidhur online për shkak se ndodhen jashtë vendit, znj. Jorida Tabaku, znj. Ilda Dhori, z.Lefter Gështenja dhe z.Petrit Doda.

Një nga çështjet që na bën të gjithë bashkë është prioritet iqë kemi shpallur më parë, masakrën zgjedhore që bën urgjente detyrën e opozitës.

Në Kuvendin e Shqipërisë ka funksionuar një komision i Reformës Zgjedhor në 2 vite punë dhe nuk ka arritur të prodhojë asnjë produkt.

Çështja e parë që duhet të diskutojmë është se si opozita parlamentare do ta çojë përpara Reformën Zgjedhore.

Bën të dosmosdoshme ndërtmin e një axhende llogaridhënie nga opozita përmes ngritjes së disa komisioneve hetimore. Duke qenë se është takimi i parë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, gjykoj që sot duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë, për të ndërtuar një axhendë të përbashët parlamentare. Respektoj secilin në këtë sallë për çështje që na kanë ndarë deri në këtë moment. Por ndasitë në mendime nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve. Prandaj duke respektuar qëndrimin apo mendimin individual të secilit prej kolegëve, ndaj bindjen që kjo nuk do të na pengojë që sot të unifikojmë një qëndrim të aksionit tonë opizitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës”, deklaroi Gazment Bardhi.

/a.r

#Bardhi #mbledh #Rithemelimin #dhe #aleatët #Të #unifikojmë #qëndrimin #tonë #kundër #Edi #Ramës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button