U mbajt dy javë nën vëzhgim, Behar Bajri u kap duke pirë kafe i vetëm në Paris

Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me arrestimin në Francë ditën e hënë të Behar Bajrit.
Mesohet se ai u kap dy javë pasi u mbajt në vëzhgim nga pala shqiptare e cila më pas ka lajmëruar autoritetet franceze.
43 vjeçari u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris.
Në momentin e ndërhyrjes, mësohet se nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet as ndonjë send i jashtëligjshëm me vete ose armë.
Behar Bajri u arrestua per llogari te drejtesise shqiptare, pasi eshte i akuzuar ne kuader te dosjes “Metamorfoza”, ku u arrestua biznesmene, ish-prokurore dhe nje zyrtar i larte i forcave operacionale.
Ata akuzohen per veprimtari kriminale, kryesisht ne fushen e krimeve ndaj jetes.
/a.r
#mbajt #javë #nën #vëzhgim #Behar #Bajri #kap #duke #pirë #kafe #vetëm #në #Paris