Vlora regjistron 1 milion turistë nga muaji prill deri në gusht
Vlora ka pritur një bum turistësh, këtë vit. Në qytetin bregdetar përgjatë sezonit veror mund të gjesh turistë nga vendet fqinje si Italia, Greqia, por edhe nga Rusia, Serbie dhe deri te Kanadaja dhe Amerika. Pëlqejnë më së shumti detin, klimën dhe rërën e pastër teksa vlerësim kanë edhe për qytetarët duke i cilësuar si mikpritës dhe të sjellshëm. Kritikë kanë për çmimet që i konsiderojnë të larta, por kërkojnë gjithashtu më tepër pastërti dhe administrim të punëve publike.
“Unë jam nga Minsku i Bjellorusisë. Vij për herën e parë në Shqipëri. Më pëlqen shumë Vlora, shumë bukur këtu. Deti, pamja, njerëzit shumë të sjellshëm. Çmimet në qytet janë ashtu-ashtu. Mua më pëlqen deti, pamja, klima dhe sigurisht njerëzit. Vlora një qytet i bukur për të udhëtuar. Do të qëndroj 21 ditë këtu. Nuk i vizitojmë shumë restorantet dhe baret, nuk e dimë se si janë çmimet aty.
Unë jam nga Serbia. Hera e dytë në Shqipëri. Vitin e kaluar ne ishim në Ksamil dhe Sarandë. Hera e parë në Vlorë dhe më pëlqen shumë. Më shumë më pëlqen deti. Njerëzit këtu janë shumë të mirë. Çmimet nuk më duken të larta. Nuk ka shumë persona nga Serbia në Vlorë për shkak të konflikteve për kombësinë. Një mesazh për ta ju them të vijnë në Vlorë.
Jam nga Ukraina. Vij për herë të parë në Vlorë. Më pëlqen shumë deti. Uji këtu është ndonjëherë i ftohtë dhe më pas i ngrohtë. Më pëlqen shumë edhe klima. Kam njohur shumë persona janë të mirë dhe të sjellshëm. Çmimet janë të njëjta këtu thuajse me Ukrainën. Në Vlorë kam takuar persona nga qytete të ndryshëm të Ukrainës, por edhe njerëz të njohur që kanë ardhur me pushime”, shprehen turistët.
Rreth 200-300 mijë turistë më tepër ka pasur këtë vit Vlora sesa vitin e kaluar. Numri i atyre që kanë pushuar shkon përgjatë fund korrikut- gushtit në mbi 500 mijë, kryesisht italian, pushues perëndimor dhe nga Europa Lindore. Nuk kanë munguar as besnikët e turizmit si shqiptarët e Kosovës apo emigrantët e kthyer në atdhe. Duke filluar nga prilli deri në fund të gushtit në Vlorë besohet se kanë pushuar më tepër se 1 milion turistë.
#Vlora #regjistron #milion #turistë #nga #muaji #prill #deri #në #gusht