Aktualitet
Zjarri shuan një familje në Seattle, policia ishte njoftuar për të shtëna

Një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre të mitur humbën jetën të dielën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre në Seattle, në Shtetet e Bashkuara.
Policia shkoi me urgjencë në një zonë rezidenciale në Seattle, pasi ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri, por kur arriti në vendngjarje, pa shtëpinë e përfshirë nga flakët, me dyer të bllokuara.
Më pas, zjarrfikësit larguan fqinjët dhe vunë flakët në kontroll, kur gjetën 4 trupat e pajetë brenda në banesë.
Ngjarja është ende e dyshimtë teksa autoritetet janë duke hetuar dhe pistën e vrasjes.
/a.r
#Zjarri #shuan #një #familje #në #Seattle #policia #ishte #njoftuar #për #të #shtëna