Aktualitet
Humb jetën në Vlorë marinari gjerman i jahtit

Një marinar gjerman ka ndërruar jetë këtë të diel në Vlorë. 42-vjecari Michael Scherer ka pësuar infarkt në det, ku ka qenë duke lundruar me jahtin e tij.
Edhe pse ambulanca ka shkuar për t’i dhënë ndihmën e parë, marinari ishte pa shenja jete. Ai është dërguar në morgun e spitalit te Vlorës, i shoqëruar nga policia, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes.
#Humb #jetën #në #Vlorë #marinari #gjerman #jahtit
Lapsi